Rilastil – D-Clar Serum
Rilastil – D-Clar Serum
Përshkrimi i Produktit
Rilastil – D-Clar Serum
Rilastil D-Clar Serum i përqendruar me teksturë të lehtë dhe lehtësisht të absorbueshme, krijuar si trajtim i menjëhershëm i lokalizuar kundër njollave.
Përmban lëndë aktive me veprim kundër njollave që veprojnë në mënyrë sinergjike në të gjithë etapat e ciklit të melaninës. Tetrapeptide-30 dhe 4-Butilresorcinoli frenojnë sintezën e melaninës, Vitamina C High-tech transformon melaninën në formën e saj pa ngjyrë, vitamina PP bllokon kalimin e melaninës në sipërfaqe të lëkurës, ndërsa Tripeptide liposomiale dhe AHA nga frutat kanë veprim eksfoliues në lëkurë.
Formula është e pasuruar me DNA sodico me veprim elastifikues.
- Pa parfum, pa paraben dhe derivate të grurit
- Jo alergjik
- Jo komedogjenik
- Testuar klinikisht, dermatologjikisht dhe mikrobiologjikisht
- Testuar për 5 metale: Nikel, Krom, Kobalt, Paladium dhe Mërkur
Udhëzime mbi përdroimin
– Për një veprim të lokalizuar, aplikojeni në mëngjes dhe në darkë direkt tek njollat.
– Për një veprim zbardhues, aplikojeni në mëngjes dhe në darkë në mënyrë uniforme në fytyrë e qafë duke shmangur zonën rreth syve.
– Për një veprim të plotë kundër njollave, aplikoni RILASTIL D-Clar Uniforming and Depigmenting Cream SPF 50+ në mëngjes dhe gjatë ditës.